Sport
Drita gati për Antwerpin, kryen stërvitjen e fundit në tokën belge para ndeshjes së parë
Demokracia
20:18 | 20 Korrik 2022

Share:

Drita ka udhëtuar mbrëmjen e të martës për në Belgjikë, atje ku do të zhvillojë përballjen e parë me Royal Antwerpin.

Tek sonte në mbrëmje, skuadra nga Gjilani ka kryer seancën e fundit stërvitore, një ditë para duelit me ekipin belg, shkruan Demokracia.com.

“Bardhekaltrit” stërvitjen e fundit e kanë zhvilluar në stadiumin “Bosuilstadion”, arenë kjo ku edhe luhet sfida.

Antwerpi dhe Drita ballafaqohen në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës të enjten nga ora 19:00.

Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme