Lajme
Qeveria jep 90 mijë euro për një program për diasporën: ‘Praktikë’ për diplomaci në Ministrinë e Gërvallës
Demokracia
11:23 | 20 Korrik 2022

Share:

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin me koston 90 mijë euro për Ministrinë e Jashtme, që parasheh inkuadrimin e mërgatës në ‘programin e diplomacisë qytetare’.

“Ministria e Jashtme, kërkon miratimin e programit për diplomaci qytetare. Është program pilot i Ministrisë së jashtme dhe qëllimi është të ndërlidh profesionistët nga mërgata duke iu ofruar hapësirë dhe mundësi angazhimi në MPJD si pjesë e një program gjashtë mujor. Ky program që është në harmoni të plotë me synimet e qeverisë, synon ta forcojë lidhjen e mërgatës me Qeverinë e Kosovës”, tha ministrja Donika Gërvalla.

Të ngjashme