Kohë më parë, The Rock ia la seen YouTuber-it, Isaiah Photo dhe që nga ai moment, ai vendosi të ndërmerrte një sfidë për të marr “hak”.
Para se të niste sfida e tij, YouTuber-i e pyeti Dwayne “The Rock” Johnson nëse ai mund të ishte në një nga filmat e tij, të cilit Johnson u përgjigj: “Vetëm nëse bëhesh më akrobatik”. Isaiah iu përgjigj kësaj me një video që dëshmon se ai e kishte arritur këtë kërkesë, por The Rock nuk u bë më i gjallë. Që atëherë, ai u bëri thirrje përdoruesve të YouTube për ta ndihmuar atë të mposhtte The Rock, para së gjithash duke e tejkaluar atë me numrin e abonentëve në YouTube (subscribers).
Misioni dukej i pamundur. Asokohe, The Rock kishte 6,050,000 subscribers, ndërsa Isaiah vetëm një milion. “Thjesht dukej sikur kjo nuk do të ndodhte kurrë,” tha ai për Unilad. “Ne publikuam disa video, thjesht luajtëm dhe publiku e priti mirë. Shumë njerëz thanë: “Po, duhet ta mposhtni atë”.
Njerëzit e pëlqyen lojën dhe sfidën dhe ja tek jemi: Sot, ai ka më shumë ndjekës në YouTube se aktori. Ai ka 6.76 milionë abonentë, ndërsa Johnson 6.15 milionë.
Por, nuk përfundon këtu. YouTuber-i e ka kaluar diss-in me The Rock (që në thelb është thjesht shaka) në një tjetër nivel. Ai ka dalë në një Billboard ku bën një shenjë me dorë që i referohet lojës “fletë, gur, laps, gërshërë”. Lëvizja e tij është: Fletë. Tani, cila do të jetë lëvizja e The Rock?
Po sikur ai të zgjedhë gërshërët ose lapsin? “Mundet,” tha Isaiah për Unilad. “Por, nëse e bën, i shkatërrohet karriera. Sepse ai The Rock (gur, shkëmb).”
The Rock, radha jote.