Lajme
“S’kemi shkuar mirë”, 28-vjeçari shqiptar dyshohet se u vra nga babai i gruas
Demokracia
07:28 | 20 Korrik 2022

Share:

I dyshuari kryesor për vrasjen e një 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë është vjehrri i tij. Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është arrestuar mëngjesin e djeshëm pas vrasjes së Ilir S.

55 vjeçari mohon të ketë qëlluar mbi dhëndrin e tij, duke thënë se:

“Ne nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

Tashmë 55-vjeçari është arrestuar dhe u dërgua para gjykatës pasditen e djeshme.

“Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë avokati i tij Bram Elyn. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Ilir S. u vra me të paktën gjashtë plumba.

Sipas medieve belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Pavarësisht se iu dha ndihma mjekësore në kohë, i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë. Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme, të cilat janë marrë për ekzaminim.

Të ngjashme