Lajme
Mblidhen katër komisione parlamentare
Demokracia
07:10 | 20 Korrik 2022

Share:

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione parlamentare.

 

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në rend ditë ka informim lidhur me Platformën Vjetore të Politikes së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS).

Kurse Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, do të bëj shqyrtimin e Projektligjt për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, shqyrtimin e Raportit me Rekomandime për 19 Projektligje nga fusha e bujqësisë, të Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, si dhe shqyrtimin e Raportit Vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media 2021, raporton RTKlive.

Ndërkaq Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në rend dite ka shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe shqyrtimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027.

Kurse Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka këtë rend dite: Shqyrtimi në parim i Projektligjit për Aktet Juridike,  shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr. 08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin,grumbullimin,përpunimin dh tregtimin e duhanit, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjir për peshkatari dhe akuakulturë, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për farërat, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin  dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi organike, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e bimëve, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për gjuetinë, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për materialin fidanor, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasurimin e miellit, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rregullimin e tokës, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bletari, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për plehrat artificiale ,shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veterinarinë, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin bujqësor, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i produkteve për mbrojtjen e bimëve, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e bujqve dhe  Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tokën bujqësore.

Të ngjashme