Real Madridi dhe Real Sociedad kanë arritur marrëveshje për transferimin e Take Kubos.
Futbollisti japonez do t’i bashkohet klubit baskë, me lajmin e konfirmuar nga klubi mbretëror përmes një komunikate në uebfaqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
“Real Madrid CF dhe Real Sociedad arrijnë një marrëveshje për transferimin e Take Kubo. Klubi ynë dëshiron të falënderojë lojtarin për punën e palodhur dhe përkushtimin e tij gjatë kohës së tij në Real Madrid”, thuhet në komunikatë.
Gjashtë milionë e gjysmë i ka kushtuar klubit të Real Sociedad shërbimet e futbollistit 21-vjeçar.
Takefusa Kubo në të kaluarën karrierë ka bërë edhe tek Getafe, Mallorca e Villarreal./Demokracia.com/