Lajme
Osmani uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave, ka një porosi për BE-në
Demokracia
12:34 | 19 Korrik 2022

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që urgjentisht të zbatojnë vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Osmani thotë se përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri teksa uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për
hapjen e negociatave për anëtarësim në BE,.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri! Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Të ngjashme