Ushtria ukrainase tha të hënën se bombardimet ndaj trupave mbrojtëse të saj në Donetsk janë duke vazhduar, por që përpjekjet e reja nga forcat ruse për të fituar territor kanë dështuar, shkruan CNN, përcjell Periskopi.
Stafi i Përgjithshëm tha se veriu i qytetit Sloviansk është përballur me sulme të reja dhe se shumë civilë janë larguar nga rajoni javë më parë.
Rusët vazhduan të bombardonin zonat përgjatë kufirit të Luhanskut dhe Donetskut dhe janë përballur me sulme tokësore nga lindja e qytetit të Lysychanskut të cilin ata e morrën muajin e kaluar.
Forcat ukrainse që janë ende në mbrojtje të këtij territori në rajonin lindor të Donestskut po sulmohen nga dy anët teksa rusët po përpiqen të afrohen në fshatin Siversk. Por Stafi i Përgjithshëm tha se që “mbrojtësit në mënyrë të suksesshme zbrapsën sulmet në rajonet e Verkhniokamianske, Spirne dhe Serebrianka” të gjitha këto në afërsi të Siverskut.
Ushtria ukrainase tha se përpjekjet ruse për të sulmuar nga jugu, afër Bakhmut, gjithashtu ishin zbrapsur.
Përgjithësisht, shumë pak territor ka ndryshuar duar në Donbas qysh nga rënia e Lysychanksut teksa forcat ukrainase kanë kapur pozicione të reja mbrojtëse.