Lajme
Spitalet në Shkup “Sistina” dhe “Zan Mitrev” qarkulluan 110 milionë euro në vitin 2021
Demokracia
15:27 | 18 Korrik 2022

Share:

Dy spitalet private në Shkup “Sistina” dhe “Zan Mitrev” kanë qarkulluar 110 milionë euro nga pacientët gjatë vitit 2021.

Këto të dhëna janë publikuar nga portali “Pari”. Sipas të dhënave thuhet se “Sistina” ka pranuar 77.5 milionë Euro, ndërsa “Zan Mitrev” 32.5 milionë.

Ndërkaq në vitin 2020 këto dy spitale kanë arritur qarkullim prej afër 70 milionë Euro, rreth 40 më pak sesa në vitin 2019.

“Pari” shkruan se me këtë qarkullim “Sistina” ka arritur fitim të pastër neto 17.3 milionë Euro, ndërsa “Zan Mitrev” rreth 9.2 milionë Euro.

“Zan Mitrev” është bërë objekt hetimi nga Prokuroria e Shtetit në Maqedoninë Veriore pas publikimit të një dokumentari të IRL-së me dyshimet për vdekjen e pacientëve të sëmurë me Covid-19.

Në këtë spital dyshohet se pacientët janë trajtuar me procedurën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) pa indikacione dhe pa leje të autoriteteve në protokollin e trajtimit të Covid-19. Kjo procedurë dyshohet se ka rritur infeksionet brendaspitalore dhe shkallën e vdekshmërisë tek pacientët.

Plas skandali në Zhan Mitrev, pacientëve u ofrohej “kurë” por në fakt bëheshin pjesë e një eksperimenti – Demokracia

Të ngjashme