Sot zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi do të raportojë në Komisionin për Integrime Evropiane.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se Bislimi do të ketë raportim rreth “Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III).
Raportimi i Bislimit fillon në ora 13:00.