Lajme
Rrëzohet një aeroplan në Greqi, raportohet se ishte nisur nga Serbia për në Jordani
Demokracia
08:06 | 17 Korrik 2022

Share:

Një avion dyshohet se ka rënë para pak minutash në zonën ” Filipus” në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore.

Avioni është Cargo dhe ishte nisur nga Serbia për Jordani me municione. Avioni është i llojit antonov me 4 motorë. Piloti raportoi zjarr dhe kërkoi të ulej në aeroportin e Kavallës por nuk mundi ta ulë.

Ende nuk dihen detaje, por dyshohet se avioni është përplasur me kabllo elektrike dhe u rrëzua. Ai shpërtheu në një distancë 1-5 km nga aeroporti i Kavallës.

Rënia e avionit ka krijuar probleme me elektrifikimi  e zonës në afërsi të vend-ngjarjes.

Ende nuk dihet fati i ekuipazhit, ndërsa në zonë po shkojnë emergjencat. /TCH

 

 

Të ngjashme