Lajme
Gjenden tre turistët serbë në Valbonë: Forcat nga Kosova ndihmuan në operacion
Demokracia
22:55 | 16 Korrik 2022

Share:

Policia e Kukësit njofton se ka gjetur tre turistët serbë të bllokuar në Valbonë, fatkeqësisht njëri prej tyre i pajetë.

Sipas tyre aktualisht po bëhet transportimi nga vendi “Maja e Grykave të Hapura”.

Turisti serb vdekjen gjeti si pasojë e infarktit, raporton Ora News.

Ndërkohë policia e Kukësit bën të ditur gjithashtu se dy turistë të tjerë që ishin bashkë me viktimën, mashkull dhe femër, janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë probleme shëndetësore.

Më herët, policia shqiptare bëri me dije se edhe forca të kërkim-shpëtimit nga Kosova u kishin shkuar në ndihmë.

Të ngjashme