Lajme
VIDEO| Aksident në Dardani të Prishtinës, lëndohen pesë persona
Demokracia
16:21 | 16 Korrik 2022

Share:

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 5 personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./Demokracia.com/

Të ngjashme