Lajme
Ahmeti liderin e opozitës e quan “Zelenski nga AliEkspresi”
Demokracia
15:05 | 16 Korrik 2022

Share:

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti  i quajtur agjenda regresive protestat në Maqedoninë e Veriut, kundër propozimit francez.

Ahmeti në një postim në rrjetin social “Facebook”, liderin e opozitës Hristijan Mickoski e ka quajtur Zelinski të porositur në AliEkspres, përcjell Demokracia.com.

“Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi. Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa”, ka shkruar ao.

Postimi i plotë:

Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi.

Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën.

Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa.

Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!/Demokracia.com/

Të ngjashme