Prej javësh, një pjesë e Evropës po përballet me temperatura rekord. Zjarret kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë djegur më shumë se 7.000 hektarë tokë. Shtete më të prekura janë Franca, Spanja dhe Portugalia, ndërkohë që rrezikohen edhe vende si Italia, Algjeria dhe Maroku, shkruan BBC.
Deri më tani janë regjistruar 281 viktima si pasojë e tymit dhe flakëve në Francë, Portugali dhe Spanjë, ndërkohë që flakët prej javësh kanë përfshirë një pjesë të Europës. Në Francë zjarret masive janë lokalizuar në rajonin jugperëndimor, ku është bërë i nevojshëm evakuimi i më shumë se 11 mijë personave.
Incendio forestal en Casa de Miravete en la N-5, Provincia de Cáceres. Seguimos! @La_SER @A3Noticias @BomberosCUBP @EPExtremadura pic.twitter.com/l7DTMyUpyI
— Emilio Mateos Ortega (@emiliomoska) July 14, 2022
Ndërkohë, në Spanjë disa qytete në perëndim janë evakuuar dhe zjarrfikësit zhvilluan ndërhyrje në vatrat e zjarrit në qytetin e Monsagro. Kurse në Portugali më shumë se 30 zjarre ishin aktive të premten në mëngjes, kryesisht në rajonin qendror të Leiria, i cili është prekur nga kjo situatë prej një jave.
Autoritetet dhe shërbimet e emergjencave janë vënë në lëvizje për të evakuuar të rrezikuarit, ndërsa sipas specialistëve dhe mjekëve vdekjet kryesisht ishin nga të moshuarit, fëmijët apo personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.
#EFFIS Fire Danger Forecast for 15 July
🔥Very Extreme Danger forecasted in:
➡️South & western #Spain🇪🇸
➡️Central & southern #Portugal🇵🇹
➡️Southeastern #France🇫🇷
➡️Southeastern #Greece🇬🇷Extreme Danger is present in areas of:
🇵🇹🇪🇸🇫🇷🇮🇹🇦🇹🇭🇷🇧🇦🇲🇪🇦🇱🇸🇰🇵🇱🇭🇺🇷🇸🇬🇷🇹🇷🇨🇾 pic.twitter.com/mkmsshOvJg— Copernicus EMS (@CopernicusEMS) July 15, 2022