Lajme
Kurtin e Ramën i bashkon futbolli në shesh
Demokracia
23:38 | 15 Korrik 2022

Share:

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sonte është mbajtur turneu i futbollit veror 2022.

Një prej spektatorëve ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në njërën prej fotografive është shfaqur së bashku me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Kryeziu.

Fotografinë e ka publikuar organizatori i turneut, Fatos Dili.

“PHOTO OF THE DAY. Dy K-jat ma të mëdhaja: ?ryeministri dhe ?ryetari!”, ka shkruar ai.

Sonte, nga ora 19:00 janë mbajtur ndeshjet finale të turneut të verës.

Të ngjashme