Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përsëritur gafën e tij të famshme të përshëndetjes me ajrin në fund të fjalimit.
Gjatë vizitës në Tel Aviv të Izraelit, Biden u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit, teksa në fund të ceremonisë duket se u çorientua për një moment dhe shfaqet duke tentuar t’i shtrëngoj dorën ‘dikujt’ që nuk është fare aty.
Ky incident u bë viral në internet, e gjerësisht konservatorët amerikanë po tallen me të, teksa po e cilësojnë si rënie njohëse të presidentit Biden, shkruan Skynews.
Presidenti Biden ‘gafën’ e tij të përshëndetjes me ajrin fillimisht e pati bërë më 15 prill të këtij viti teksa mbajti një fjalim mbi problemet e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit të Shteteve të Bashkuara.
Mes tjerash, prej se ka marrë mandatin si presidenti më i fuqishëm i botë, Biden u përball edhe me incidente të tjera.
Katër javë më parë Biden u rrëzua nga biçikleta e tij, gjatë ngasjes pranë shtëpisë së tij në Delaware, teksa ai dhe gruaja e tij festonin 45 vjetorin e martesës.
Pak çaste para rënies, ai përshëndeti gazetarët me një dorë dhe iu tha ‘Mirëmëngjes’.