Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është përplasur me deputetin e VMRO-DPMNE, Dimitar Apasiev.
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë përplasur deputeti Apasiev dhe kryeparlamnetari Xhaferi për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, shkruan Demokracia.com.
“Mos ma bën mua t’i me gisht ashtu se mund të ta thyej”, i tha Xhaferi, Apasiev.
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të premten ka vazhduar debati për miratimin e dokumentit të njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Për shkak të numrit të madh të deputetëve të paraqitur për fjalim, shërbimet e Kuvendit paralajmërojnë se seanca mund të mos përfundojë as ditën e premte.
Deputetët e VMRO DPMNE-së përmes fishkëllimeve me bori i kanë penguar deputetët e partive në pushtet që të mbajnë fjalimet e tyre./Demokracia.com/