Lajme
VIDEO| Momenti kur qytetarët zvarriten në tokë për t’i shpëtuar sulmit me raketë në Vinnytsia
Demokracia
17:19 | 15 Korrik 2022

Share:

Këmbësorët e tmerruar u detyruan të vrapojnë për sigurinë e tyre kur forcat ruse hodhën një raketë Kalibr në një qendër të frekuentuar të qytetit, në Ukrainë duke vrarë 23 persona.

Raketa e lëshuar nga një nëndetëse në Detin e Zi u rrëzua në Vinnytsia rreth orës 10:50 të mëngjesit, duke plagosur të paktën 100 njerëz.

Rusia në anën tjetër ka thënë se sulmi kishte në shënjestër ushtrinë ukrainase, gjatë një takimi të komandës së forcave ajrore dhe përfaqësuesve të furnizuesve perëndimorë të armëve.

Megjithatë, pamjet tregojnë çiklistët dhe këmbësorë duke kaluar ditën e tyre si zakonisht kur papritmas përballen me zhurmën shkatërruese. Ata mund të shihen derisa shtrihen në tokë për të shpëtuar, njëri që ra nga biçikleta zvarritet në tokë për t’u mbrojtur. Një tjetër zbriti nga biçikleta dhe u ul në tokë për sigurinë e tij, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet gjithashtu edhe një hije e madhe errësire që mbulon zonën.

 

Të ngjashme