Sport
Gafa qesharake e UEFA-s: Harron Eintracht, Superkupa luhet Real Madrid – Roma
Demokracia
12:15 | 15 Korrik 2022

Share:

Një gafë që bëri të buzëqeshin tifozët, sidomos ata të Romës. UEFA ka publikuar detajet e shitjes së biletave për Superkupën evropiane të planifikuar për të mërkurën, më 10 gusht.

Në Helsinki të Finlandës do të sfidohen fituesi i Champions League Real Madrid dhe kampioni i Europa League, Eintracht Frankfurt.

Vetëm se UEFA siç duket u ngatërrua ca, sepse në profilin e saj në Twitter e zëvendësuan gabimisht klubin gjerman me atë të verdhekuq, duke shkruar se Reali do të sfidonte Romën. Skuadra e Mourinhos triumfoi në Conference League, por fitorja e Tiranës nuk do t’i lejojë verdhekuqtë të marrin pjesë në Superkupën evropiane.

Postimi, gjithësesi, u fshi menjëherë nga UEFA dhe u zëvendësua me atë të duhurin. Shitja e biletave për ndeshjen do të nisë më 19 korrik dhe tashmë tifozët janë në pritje. /Demokracia.com

Të ngjashme