Lajme
Vajza e Putin i futet politikës mes zërave se shëndeti i tij është përkeqësuar
Demokracia
22:26 | 14 Korrik 2022

Share:

Ish-balerina e rock’n’rollit, Katerina Tikhonova ka ndërmarrë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar ekonominë ruse të shmangë sanksionet e Perëndimit.

35-vjeçarja u emërua drejtuese e një bordi të rëndësishëm që do të fokusohet në uljen e varësisë së Rusisë ndaj mallrave perëndimore.

Prej kohësh, ka pasur zëra që vajza e Putin do t’i futej politikës si pasojë e përkeqësimit të shëndetit të babait të saj.

Paralelisht ka pasur spekulime se ajo do të emërohet në parlamentin rus si dhe që ajo do të marrë një rol të rëndësishëm në partinë e të atit, Rusia e Bashkuar.

Këto aludime që përfshijnë zëra që thonë se Tikhonova mund të bëhet kryetarja e re e partisë Rusia e Bashkuar, janë përhapur së fundmi nga kanali rus General SVR, i cili pretendon se Putin po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe përfshirja e vajzës së tij në politikë mund t’i japë mundësinë të avancojë trajektoren e tij politike në rast se shëndeti i tij përkeqësohet papritmas.

Për momentin ajo do të fokusohet në drejtimin e Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve (RSPP) i cili përfaqëson biznese të mëdha shtetërore dhe private në Rusi.

Motra e saj e madhe Dr. Maria Vonostova, është aktualisht e punësuar në ministrinë e shëndetësisë ruse si studiuese e lartë në Qendrën Kombëtare të Endokrinologjisë.

Të ngjashme