Lajme
Kurti takohet me përfaqësuesit e Rockefeller Brothers, injorohet Haki Abazi
Demokracia
22:22 | 14 Korrik 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës Rockefeller Brothers Fund, ku prezentë ishin kryetari i saj Stephen Heintz dhe drejtoresha e programit për Ballkanin Perëndimor, Mia Vukojeviq.

Në këtë takim, Kurti duket se nuk e ka ftuar deputetin e partisë së tij, Haki Abazin, i njohur për lidhjet e tij me Rockefeller Brothers, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, në takim është diskutuar bashkëpunimi për të avancuar drejt integrimit euroatlantik dhe angazhimi i përbashkët për zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.

“Në takim, Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional aktual, indikatorët pozitiv ekonomik dhe reformat në drejtësi. U bisedua për forcimin e cilësisë së demokracisë nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, si dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke u fokusuar në energji të ripërtritshme dhe mjedis të shëndetshëm. Duke kundërshtuar invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, u diskutua për efektet në Evropë dhe botë. Po ashtu, u fol edhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Rockefeller Brothers Fund me organizatat vendore në Kosovë, drejt forcimit të praktikës demokratike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të një të ardhmeje evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, thuhet në njoftim.

 

Ai madje u akuzua se sa punonte për Rockefeller Brothers kishte vizituar arkivat e ushtrisë serbe, vitin që Kosova ishte shpallur shtet i pavarur.

Këtë e kishte thënë Evi Kokalari, një aktiviste e njohur republikane, e cila i ka kërkuar atij që të përgjigjet për këtë zyrë të tij dhe lidhjet me Serbinë.

“Juve personalisht keni pasur zyrën në Beograd kur punonit për The Rockefeller Foundation’? Nuk e di pse duhet të vendosemi në nivelin personal, sepse kemi të bëjmë me përmbajtjen dhe jo me simbolikën ku ka qenë zyra’, tentoi t’i ikte pyetjes Abazi, të cilit Kokalari iu përgjigj se ‘’ke qenë zëvendëskryeministër, asgjë s’është më personale”.

“Sa vjet e keni pasur në Beograd zyrën tuaj personale, atë dua të di”? Dua të di se ku qëndron politikisht, je nga e majta apo nga e djathta”, shtoi ajo.

Pas këtij raportimi, kanë dalë të dhëna të reja për Haki Abazin në Beograd. Në një njoftim të Institutit për Kërkime Strategjike, i publikuar në vitin 2008, thuhet se Abazi bashkë me anëtarët e tjerë të Rockefeller Foundation kishin vizituar edhe arkivat e ushtrisë serbe.

Në këtë vizitë, delegacioni u shoqërua edhe nga Sekretari i Shtetit, Dushan Spasojeviç dhe Shefi i Shtabit, Aleksandar Skakić.

“Një delegacion i Fondit të Vëllezërve Rockefeller, i përbërë nga Richard Rockefeller, Stefan Broadhead Heinz, Elizabeth Campbell, Ariadna Papagapitos dhe Haki Abazi, vizituan Arkivat Ushtarake më 15 tetor 2008. Delegacioni përfshiu gjithashtu të dërguarin e mbrojtjes së Mbretërisë së Norvegjisë, Nënkolonel Terje Haverstad dhe drejtorin ekzekutiv të Institutit Jefferson, Aaron Presnal. I shoqëruar nga Sekretari i Shtetit, Dushan Spasojeviç, MA dhe Shefi i Shtabit Aleksandar Skakić, delegacioni vizitoi pjesën e Arkivit Ushtarak ku kryhet dixhitalizimi i materialit arkivor”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e këtij instituti. /Demokracia.com/

Të ngjashme