Lajme
Evropa në ‘flakë’, javën tjetër vapa mund të arrijë në Kosovë
Demokracia
18:48 | 14 Korrik 2022

Share:

Valë mjaft e fuqishme e nxehtësisë esktreme me temperatura ‘afrikane’ kanë përfshirë disa pjesë të Evropës. Më së shumti po ‘goditet’ Evropa jugperëndimore dhe perëndimore.

Nxehtësi ekstreme ka përfshirë Portugalinë, Spanjën dhe Francën, lokalisht edhe disa vise tjera të Kontinentit të vjetër.

Ajri ekstrem afrikan pritet të përfshijë edhe Britaninë e Madhe nga e diela dhe fillimi i javës së re.

Meteorologët britanikë kanë theksuar se disa modele kompjuterike parashohin thyerjen e rekordit të të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe. Temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë ne territorin e Britanisë së Madhe është 38.7°C

Megjithatë, jo të gjitha modelet ‘pajtohen’ me këto parashikime. Është pothuajse e sigurtë se temperaturat pritet të arrijnë 35 ose 36°C. Ka 20% probabilitet që temperatura të arrijë deri në 38.7°C, ndërsa ka nën 10% probabilitet që temperatura të ‘prekë’ 40°C në territorin britanik. Kështu konstatojnë ekspertët britanik për parashikim të motit.

Sidoqoftë, edhe pse shumë modele kompjuterike kanë parashikuar temperatura deri në 40°C në Britani kjo ka pak mundësi të ndodhë, por nuk përjashtohet tërësisht kjo mundësi.

Ekspertët britanik kanë paralajmëruar për nxehtësi mjaft ekstreme nga e diela deri të martën në gati tërë territorin e Britanisë duke alarmuar popullin për kujdes të shtuar, madje priten edhe netë tropikale.

Vala e nxehtësisë e ekstreme nga Portugalia dhe Spanja po zhvendoset drejt Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe e pastaj drejt Evropës qendrore dhe Gadishullit Ballkanik.

Ka mundësi që kjo nxehtësi të arrijë në Kosovë në javën tjetër. /MeteoBallkan

Të ngjashme