Sport
Kalojnë 20 minuta lojë, ky është rezultati në takimin Liepaja – Gjilani
Demokracia
16:19 | 14 Korrik 2022

Share:

Kanë kaluar 20 minuta lojë në ndeshjen e kthimit ndërmjet Liepajas dhe Gjilanit, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Rezultati vazhdon të mbetet 0-0 në Letoni, rezultat që i konvenon Gjilanit pasi ndeshjen e parë fitoi 1:0, shkruan Demokracia.com.

Deri në minutën e 20-të, loja kryesisht u zhvillua në mesfushë me disa gjysmëraste nga dy anët.

Yll Hoxha tentoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 12-të, por goditja e tij u devijua dhe shkoi në korner.

Skuadra që kualifikohet tutje pas ndeshjes do të përballet në rrethin e dytë me ekipin zviceran, Young Boys./Demokracia.com/

Të ngjashme