Sport
Kosovë – Lituani: “Dardanët” e shkatërruan kundërshtarin edhe me statistika
Demokracia
22:41 | 24 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.

Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.

Përveç se me gola, “Dardanët” shkëlqyen sonte edhe në bazë të statistikave.

Posedimi i topit i takoi Kosovës me 66 përqind, derisa tanët kishin edhe 20 tentime për të shënuar, ndryshe nga mysafirët që kishin vetëm dhjetë.

Për më shumë, shikoni statistikat e ndeshjes së sontme në fotografinë e mëposhtme. /Demokracia.com

Të ngjashme