Lajme
Miratohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Konjufca sërish kundër partisë
Demokracia
11:57 | 14 Korrik 2022

Share:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

61 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 58 vota kanë qenë pro dhe 3 abstenime.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sërish ka dalë kundër partisë së tij duke abstenuar ndaj këtij projektligji.

Ky projektligj nuk është mbështetur as nga opozita.

Konjufca ka abstenuar edhe ndaj Projektligjit për Deklarimin e Prejardhjes, Kontrollit të Pasurisë dhe Dhuratave. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme