Sport
Dalin pamjet | Raphinha zbarkon në Barcelonë, priten vizitat mjekësore
Demokracia
19:45 | 13 Korrik 2022

Share:

Raphinha ka zbarkuar në Barcelonë, teksa lojtari do t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore dhe më pas për të nënshkruar me klubin katalanas.

Braziliani do të mbajë të veshur fanellën e bluagranave deri në vitin 2027, teksa raportohet se Barçës ky transferim i ka kushtuar plot 58 milionë euro, plus shtatë të tjera në formë bonusi.

Raphinha është parë mjaftë i lumtur në ambientet e klubit blaugrana, ku nuk mungoi edhe një mesazh për fansat.

“Unë jam Raphinha dhe jam në Barcelonë”, ishin fjalët e tij.

Kujtojmë se braziliani i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 3 asistime në sezonin e fundit me Leedsin, të cilin e ndihmoi të mos binte nga Premier League./Demokracia.com/

Të ngjashme