Barack Obama ka kritikuar me një email privat ish-mjekun e tij, Ronny Jackson, për komentet rreth shëndetit mendor të Presidentit Joe Biden.
Në librin e tij Jackson, shkruan: Biden ishte përsëri në TV, duke bërë deklarata të çmendura; ai nuk e dinte se në çfarë shteti ishte apo për cilën zyrë po bënte fushatë. Ai me sa duket mendoi në një moment se po kandidonte për Senatin dhe më vonë nuk i kujtohej se në cilin shtet po bënte fushatë. Kjo kishte vazhduar për muaj të tërë dhe po përkeqësohej.”
Për vite me radhë, media e kishte akuzuar Trumpin se nuk ishte mirë mendërisht , dhe në vitin 2018 shumë komentues talleshin me Jackson për faktin se vlerësonte se Trump ishte në gjendje mendore të shkëlqyer.
“Trump kurrë nuk bëri deklarata të çmendura si ato që Biden bënte pothuajse çdo ditë,” shkruan Jackson.
Në vitin 2020, Jackson bëri retweet një video të gafave të Biden duke shkruar: Mos harroni testin kognitiv që i dhashë Donald Trump? Duket sikur dikush tjetër mund të ketë nevojë për një testim!! E frikshme!!
Brenda 20 minutave nga ai postim në Twitter, Jackson mori një email të ashpër nga Presidenti Obama.
“Ju gjithmonë më keni shërbyer mirë mua dhe familjes sime dhe ju kam konsideruar jo vetëm një mjek të shkëlqyer dhe pjesëtar i shërbimit, por edhe mik.Kjo është arsyeja pse unë duhet të shpreh zhgënjimin tim për goditjen që bëtë ndaj Joe Biden përmes Tëitter. Ishte joprofesionale dhe nën përgjegjësinë që kishe dikur. Ishte gjithashtu mungesë respekti për mua dhe miqtë e shumtë që kishe në administratën tonë. Ju ishit mjeku personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara si dhe një admiral në Marinën e SHBA-së. Unë pres më mirë dhe shpresoj pas reflektimit që ju do të prisni më shumë nga vetja në të ardhmen,” i tha Obama Jackson në Email.