Joe Biden është zyrtarisht President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris është Zonja e parë Zëvendës Presidente e vendit dhe Lady Gaga këndoi himnin kombëtar, të gjitha këto priteshin, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com
Më poshtë gjeni disa nga momentet interesante gjatë inaugurimit të Presidenit të ri të cilat mund t’i keni humbur por që shumë shpejt morën vëmendjen e publikut
Dorezat e Bernie Sanders
Fotografia e senatorit të Vermontit, Bernie Sanders kur ai po qëndronte i ulur në një karrige gjatë motit të ftohtë në Uashington, teksa pritej të bëhej inaugurimi i rivalit të tij Joe Biden, shpejtë bëri xhiro në mediat sociale.
Ajo që ra në sy ishin dorezat e tij prej leshi të kaftë që të njejta i kishte veshur edhe gjatë fushatës së vitit të kaluar. Edhe pse fillimisht u tallën me të rezulton se ekziston një histori e ëmbël pas veshjes së tij të veçantë. Dorezat thuhet se ia kishte bërë një mësues nga vendi i tij i lindjes, duke përdorur triko të leshta të ricikluara dhe shishe plastike të ricikluara.
Bernie Sanders clearly left the car running for this one. pic.twitter.com/PhdBq4eJHs
— Andreas Hale (@AndreasHale) January 20, 2021
Përplasja historike e grushtit
Barack Obama dhe Kamala Harris shkëmbyen një përplasje grushti gjatë ditës së inaugurimit. Obama ishte afrikano-amerikani i parë i cili arriti të bëhej President i Amerikës. Gjithashtu Kamila Harris tani është e para aziano-amerikane si Zëvendës Presidente e ShBA-së.
What an amazing and historic photo. pic.twitter.com/ofLGTN6Bvj
— Doug Gordon (@dgordon52) January 20, 2021
Momenti u festua në internet si një kalim historik i pishtarit midis dy shtigjeve politike, të vetmit amerikanë me ngjyrë në histori të zgjedhur për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë.
Batanija e Janet Yellen
Edhe sekretarja e Presidentit Biden për departamentin e Thesarit Janet Yellen ra në sy teksa ishte e mbështjellë me një batanije në Capitol Hill e veshur me një gëzof të zi, një maskë dhe doreza të zeza. Emërimi i saj pritet të miratohet, që do të thotë se SH.B.A. së shpejti do të ketë sekretaren e parë grua në departamentin e thesarit.
everyone is talking about Michelle Obama but turns out my fashion icon is Janet Yellen pic.twitter.com/10snrjcDpS
— Adriana Porter Felt (@__apf__) January 20, 2021
Shoqërimi i Zëvendës Presidentes nga Eugene Goodman
Zëvendës Presidentja Kamala Harris kishte një shoqërues të posaçëm të sigurisë gjatë ditës së djeshme, Oficerin e Policisë së Capitollit Eugene Goodman.
What a wild two weeks for our country but especially for people like Capitol Police Officer Eugene Goodman.
On Jan 6, he put his life on the line when he lured insurrectionists away from Senators and staff.
Two weeks later, he’s escorting VPE Kamala Harris into the US Capitol pic.twitter.com/zBKzQeJ3lR
— Yashar Ali 🐘 (@yashar) January 20, 2021
Goodman është vlerësuar si një hero pas veprimeve të tij gjatë sulmit në Capitol Hill gjatë këtij muaji. Pamjet nga brenda kryengritjes vdekjeprurëse tregojnë se oficeri drejton me duar të vetme një turmë larg dhomës së Senatit, ndërsa ligjvënësit u fshehën brenda.
Veprimet e tij thuhet se u dhanë ligjbërësve një shans për të shpëtuar nga dhoma dhe për të lëvizur në një vend të sigurt para se protestuesit të hynin.
Ndryshimi i veshjes së Melania Trump
Gjatë ditës së djeshme teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump bëri një ndryshim të veshjes në mes të fluturimit nga një pallto e zezë në një fustan të ndritshëm, me shumë ngjyra. Përdoruesit e mediave sociale u treguan të shpejtë se Zonja Trump duket se po i përshtatet jetës së saj të re, pas Zonjës së Parë.
Talk about a wardrobe change. pic.twitter.com/Xuy4Hlbgkq
— Kate Bennett (@KateBennett_DC) January 20, 2021
Ish Presidenti Trump dhe ish Zonja e Parë Melania Trump munguan në inagurimin e Presidenitit të ri./Demokracia.com