Sport
Zyrtare: Dren Gashi largohet nga Dukagjini, mbetet lojtar i lirë
Demokracia
15:33 | 13 Korrik 2022

Share:

Dren Gashi nuk do të jetë më pjesë e Dukagjinit të Klinës, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti prishtinas lajmin për largim nga “18 Qershori” e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook.

Gashi dhe Dukagjini kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe se do të jetë lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.

“Desha të ju njoftoj se kemi ndërprerë bashkëpunimin me KF Dukagjini (Klinë), dhe qe nga sezoni i ardhshëm jam lojtar i lirë. Faleminderit Klinë”, ka shkruar Gashi.

Dren Gashi është emër i njohur në futbollit kosovar për faktin se ka bërë karrierë edhe tek Feronikeli, Ferizaj, Drita, Gjilani, Prishtina e Flamurtari./Demokracia.com/

Të ngjashme