Sport
Van Bommel e Nainggolan, dy emrat e njohur të Antwerp që do të sfidojnë Dritën në Ligën e Konferencës
Demokracia
15:26 | 13 Korrik 2022

Share:

Drita e Gjilanit është kualifikuar në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu u kualifikua në rrethin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, duke e eliminuar në ndeshjen e kthimit me përmbysje skuadrën finlandeze, Inter Turku, të martën mbrëma, shkruan Demokracia.com.

Në rrethin e dytë, “bardhekaltrit” kanë punë të vështirë në “letër” pasi do përballen me klubin e njohur belg, Royal Antwerp.

Belgët përveç traditës dhe historisë në futboll kanë në përbërje edhe emra të njohur të futbollit evropian.

Trajner i Antwerpit është ish-futbollisti i Milanit, Bayern Munichut, Barcelonës e PSV-së, Mark van Bommel.

Holandezi 45-vjeçar është emëruar shef i shtabit teknik te Antwerp më 1 korrik të këtij viti dhe kontrata e tij skadon në vitin 2024.

Përpos Van Bommelit, në Prishtinë do të zbarkojë edhe futbollisti belg, Radja Nainggolan.

Mesfushori 34-vjeçar te Antëerp u transferua nga gjiganti italian, Inter, derisa karrierë ka bërë edhe te Roma e Cagliari.

Drita dhe skuadra belge, Antwerp do të ndeshen më 21 korrik dhe pastaj ndeshja e kthimit pas një jave. Ndeshja e parë do të luhet në Belgjikë, kurse ajo e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme