Lajme
Digjen rreth 60 ari të mbjella me grurë në fshatin Bardh i Vogël në Fushë Kosovë
Demokracia
10:22 | 13 Korrik 2022

Share:

Rreth 60 ari të mbjella me grurë janë përfshirë nga zjarri të hënën nën fshatin Bardh i Vogël i Fushë Kosovës.

Policia njofton se rastin në polici e ka raportuar pronari i tokës.

Rasti në polici është hapur si zjarrvënie.

“Fsh. Bardh i Vogël, Fushë Kosovë 11.07.2022 – 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari të mbjella me grurë”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme