Lajme
Çitaku: Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha u bë edhe simbol i rilindjes
Demokracia
08:40 | 13 Korrik 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar Krushën e Madhe në Gjakovë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar Fahrije Hotin nga Komuna e Gjakovës e cila është themeluesja e ndërmarrjes “Krusha”.

Çitaku ka shkruar se për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri, por edhe simbol i rilindjes.

Postimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Gjithmonë frymëzuese me e taku Fahrijen.

Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri.

Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha u bë edhe simbol i rilindjes.

Të ngjashme