Në Rusi ka ndodhur një ngjarje skandaloze, ku një grua 33-vjeçare ka shitur djalin e saj të porsalindur për 200 mijë rubla (3,200 dollarë) për të paguar operacionin e hundës.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, 33-vjeçarja është arrestuar për trafikim njerëzor, ku thuhet se ajo e lindi më 25 prill në një spital në qytetin jugor të Kaspiysk, pesë ditë më vonë tek një çift vendas.
Si fillim gruaja kishte marrë një pagesë të vogël paraprake prej 360 dollarë, dhe pas katër javësh më 26 maj, besohet se ajo mund të ketë marrë pjesën tjetër të parave.
Kur foshnja u sëmur, prindërit adoptues e kanë dërguar në spital dhe aty mjekët u kanë kërkuar atyre certifikatën e lindjes të cilën ata nuk e kishin dhe më pas është njoftuar policia.
Policia ka arrestuar nënën për “trafikim njerëzor” dhe çiftin që adoptoi foshnjën të cilët akuzohen për “adoptim në mënyrë të paligjshme”.