Këngëtarja e njohur, Linda Halimi ndonëse larg muzikës mbetet aktive në rrjetet sociale me postime nga më të ndryshme.
Teksa komentohet për paraqitjet e saj provokuese duke vënë në pah linjat atraktive të trupit, Linda së fundmi ka realizuar një video bashkë me të bijën.
Artistja shihet teksa vallëzon me muzikë shqiptare duke tentuar që ta mësoj edhe vajzën e saj, Kaimana ndërsa në prapavijë dëgjohen këngë popullore.
“Gati për dasmë me e kallë krejt”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e imazheve teksa shihet në veshje sportive dhe të shkurtra.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet nga ana e fansave në hapësirën e komenteve.
Kujtojmë prej vitesh këngëtarja me origjinë nga Vitia është e martuar me reperin Big D emri i vërtetë i të cilit është Davo Edwards.
Çifti bashkë me vajzën e tyre jetojnë prej vitesh në Amerikë, atje ku edhe po vazhdojnë karrierat.
View this post on Instagram