Drita do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit kundër Inter Turkut.
Në kuadër të rundit të parë eliminator në Ligën e Konferencës, skuadra nga Gjilani do të ndeshet me finlandezët e Turkus.
Ndeshja e parë në Turku i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.
Kurse, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita synon përmbysjen dhe kualifikimin tutje.
Ndeshja e sontme do të nis nga ora 20:00. Nga ana tjetër, klubi gjilanas do të vazhdojë me shitjen e biletave për ndeshjen e sotme deri në ora 17:30.
Në rrjetin social “Facebook”, Drita ka bërë me dije dy pikat shitëse në Gjilan, si dhe në kryeqytet.
Në rast të kualifikimit tutje, në rundin tjetër, Dritën e pret ndeshja me skuadrën belge, Royal Antëerp.
Njoftimi i plotë i Dritës:
“Vazhdon shitja e biletave
Biletat për ndeshjen e dytë të raundit të parë në Conference League mes FC DRITA – FC Inter Turku vazhdojnë të shiten në dy pika në Gjilan:
- Para teatrit
- Te stadioni
Biletat në këto pika do të shiten sot deri ne ora 17:30, ndërsa nga ora 16:00 do të shiten edhe në Prishtinë afër stadiumit “Fadil Vokrri”.
FC DRITA⬜?“./Demokracia.com/