Një person është goditur nga vetura minuta me parë tek konviktet në Prishtinë.
Lexues të Demokracia.com kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ka arritur edhe ambulanca.
Demokracia.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Për detaje të tjera do t’ju mbajmë të informuar. /Demokracia.com/