Lajme
Rrahje në Qendrën e Azilit, arrestohet një shtetas i huaj
Demokracia
15:32 | 11 Korrik 2022

Share:

Një shtetas i huaj është arrestuar në qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit, pasi i kishte sulmuar me mjetë të fortë dy viktimat meshkuj shtetas të huaj të të njëjtit shtet.

Rasti kishte ndodhur mbrëmë, ku viktimat si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga policia:

Lipjan 10.07.2022 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se në qendrën e Azilit në Magurë i kishte sulmuar me mjetë të fortë dy viktimat meshkuj shtetas të huaj- të të njëjtit shtet. Viktimat si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme