Kancelari gjerman, Olaf Scholz i është drejtuar Maqedonisë së Veriut me një fjalim, ku tha se vendi tashmë ndodhet pranë një kompromisi që mund të garantojë hapjen e negociatave me BE-në.
Por, Scholz theksoi se edhe nëse Maqedonia e Veriut do të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, anëtarësimi i saj në BE nuk do të jetë i lehtë.
“Dëshiroj të jem i hapur me ju. Edhe pas miratimit të këtij kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Pengesa të tjera do të duhet të kapërcehen. Por unë them po ashtu, bashkë do t’i përballojmë detyrat që kemi përpara”, shprehet Scholz.