Kuriozitete
Burri i dha borxh shokëve 20 milionë lekë, gruas i bie të fikët në emision
Demokracia
07:41 | 11 Korrik 2022

Share:

Flutura është në një konflikt të ashpër me bashkëshortin e saj Veladinin dhe nuk po gjen dot gjuhën e komunikimit me të.

Shkak është bërë një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra që ai i ka dhënë borxh prej shumë vitesh tek dy persona. Ata nuk po ia kthejnë paratë dhe për këtë Flutura fajëson të shoqin i cili është treguar i pa kujdesshëm. Një pjesë e mirë e atyre lëkëve, ajo thotë se janë nga puna e saj prej 15 vitesh në Greqi të cilat Veladini ia ka marrë pa e pyetur fare.

Në fund të seancës së rubrikës “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan teksa të gjithë po mësonin vendimin e publikut zonja Flutura humbet ndjenjat. Sapo mësoi nga Ardit Gjebrea se publiku i kishte dhënë asaj të drejtë ajo u emocionua. Gjendja shëndetësore e Fluturës është e mirë.

Të ngjashme