124 mijë dokumente konfidenciale kanë dalë në “The Guardian” për kompaninë amerikane “Uber”, sipas të cilave “ka shkelur ligjet duke blerë politikanë botërorë me qëllim të zgjerimit”.
E pikërisht këtë kompani e kishte vizituar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës të cilën e kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në maj.
“Në Kaliforni, startup-et në zhvillim që u shndërruan në gjigantë të themeluar—si Uber—na kujton se një vend i ri si Kosova, unik në nivelin tonë të motivimit personal dhe talentit krijues, ka një të ardhme të ndritur në inovacion, duke paraqitur një mundësi të madhe për SHBA-në investim dhe partneritet”, kishte shkruar Kurti në Tëitter më 10 maj, shkruan express.
Kurti këtë vizitë e kishte quajtur si “vizitë ekonomike”, duke thënë se i ka ftuar gjigantët amerikanë të investojnë në Kosovë.
Por një prej këtyre gjigantëve i ka plasur skandali– mijëra dokumente konfideniale po qarkullojnë tashmë.
Dëshmojnë se kompania në fjalë e ka shkelur ligjin, madje drejtuesit e saj ishin të vetëdijshëm për këtë.
In California, emerging startups that turned into established giants—like @Uber—remind us that a young country like ??, unique in our level of personal drive & creative talent, has a bright future in innovation, presenting an enormous opportunity for ?? investment & partnership. pic.twitter.com/pwygG6Gmom
— Albin Kurti (@albinkurti) May 10, 2022