Sport
“Rossonerët” përgatiten për një ofertë të re për Donnarummën
Demokracia
17:58 | 24 Mars 2021

Share:

Milani i ka ofruar portierit Gialuigi Donnarumma një kontratë të re prej tetë milionë eurosh në vit, por gjithashtu ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e tij.

“Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e klubit italian kanë nisur ta analizojnë tregun në rast se Donnarumma refuzon ofertën, shkruan Demokracia.com.

Kontrata e Donnarummas skadon më 30 qershor, dhe Milani ka kapacitet t’i ofrojë atij gjashtë deri në tetë milionë euro në vit.

Por, agjenti i tij, Mino Raiola nuk i është përgjigjur ende ofertës.

Paris Saint-Germain është klubi që po kërkon shërbimet e klubit italian. /Demokracia.com

Të ngjashme