Sport
Prishtina zhvendoset në Mavrovë, paralajmërohen përfocime të reja
Demokracia
20:01 | 10 Korrik 2022

Share:

FC Prishtina ditën e sotme është zhvendosur në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për ta kryer një nga fazat përgatitore për edicionin e ri në futbollin kosovar.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, në Mavrovë do të qëndrojë deri më 25 korrik me ç’rast do t’i zhvillojë edhe tre ndeshje miqësore.

Prishtina është akomoduar në Hotel “Bistro” ku nuk mungojnë kushtet e mira për punë e stafi i trajnerëve ka vendosur që të stërvitet nga tre herë në ditë.

Ekipi “bardhekaltër” që sivjet e feston 100-vjetorin e themelimit si klub, stërvitjet për edicionin e ri i ka nisur në Prishtinë më 27 qershor.

Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Besir Ramadani, Ramiz Bytyqi, Marclei Santos, Egzon Bislimi, Gentrit Dumani, Muhamed Useini, Butrit Bulliqi dhe Ardi Ajdini janë lojtarët që deri më tash i janë bashkuar edhe zyrtarisht kryeqytetasve.

Në ditët në vijim do të prezantohen edhe ardhje të reja në ekip. /Demokracia.com

Të ngjashme