Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ka dërguar një mesazh kryenegociatorit serb në bisedime, Petar Petkoviq.
Kusari-Lila ja ka kujtuar Petkoviqit se Kosova është e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke, ashtu siç kanë thënë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Parlamenti Evropian.
“Kur të jeni gati Petar Pekoviq për një marrëveshje të bazuar në njohje reciproke, siç ju tha Kancelari Olaf Scholz dhe kërkuar nga Parlamenti Evropian na njoftoni, jemi gati!”, ka shkruar ajo në Twitter.
When you’re ready @PetkovicPetar for an agreement based on MUTUAL RECOGNITION, as you were told by @Bundeskanzler and were requested by the @Europarl_EN let us know, we are ready!
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) July 10, 2022