Kohëve të fundit është raportuar për një përballje mes boksierëve legjendarë, Mike Tyson dhe Evander Holfield, shkruan Demokracia.com.
Kjo do të ishte përballja e tretë mes dy boksierëve legjendarë.
Megjithatë, një duel i tillë nuk duket se është në program.
Stafi i Holifieldit në një komunikatë për shtyp ka njoftuar se Tyson ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë dollarësh për t’u përballur me të.
Qëllimi ishte që Holifieldi dhe Tysoni të përballeshin për herë të tretë mes tyre më 29 maj, në Miami, teksa për këtë event menaxheri i Holifieldit deklaroi:
“Mendonim se kishim një marrëveshje dhe se gjithçka ishte e mbyllur, por më pas stafi i Tysot refuzoi gjithçka”. /Demokracia.com