Fenerbahçe është duke punuar për rikthimin e sulmuesit të Lazios, Vedat Muriqi, njoftojnë mediat turke.
Siç raporton “Aspor”, klubi nga Stambolli është duke e kërkuar një sulmues që mund të garantojë gola dhe që e njeh ligën, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesit aktual të Fenerbahçes, Samatta, Cisse dhe Thiam kanë shënuar së bashku 17 gola, gjë që nuk mjaftojnë.
Edicionin e kaluar, Muriqi kishte shënuar 15 gola në 32 ndeshje të Superligës turke, kështu që Fenerbahçe po e synon rikthimin e tij.
Sulmuesi prizrenas u transferua te Lazio nga Fenerbah♪e në verën e kaluar, por nuk ka arritur të shënojë më shumë se një gol në 18 paraqitje në Serie A. /Demokracia.com