Trarët e shtëpisë së njohur si “Shtëpia e Verdhë” janë ekspozuar në kuadër të një instilacioni artistik në Tiranë.
Armando Lulaj, njëri nga autorët e ekspozitës, dhe pjesëtar i kolektivit La Societe Spectrale, tha për Klankosova.tv se ky instalacion ishte nga pjesa dedikuar atyre që njihen si lajme të rrejshme, e që është vetëm një nga tre sektorët e projektit “Manifesto Hijacking”. Kjo, krahas asaj të dhunës reale që u soll nga mbetjet e Teatrit Kombetar të rrënuar në Tiranë, dhe asaj të pagezuar si “Empire” e ku u paraqitën objekte nga ambasada amerikane në kryeqytetin e Shqipërisë.
Lulaj, tha se trarët e shtëpisë u morën nga familja Katuqi në vitin 2020, kur ishin duke e rindërtuar pullazin e saj.
Sipas tij, qëllimi i instalacionit është që përmes artit të rijkujtohet se në shtëpinë në fjalë ku Serbia pretendon se u kryen krime gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, nuk janë gjetur prova bindëse.
“Nuk ka asnjë prove bindëse as nga Carla del Ponte, e as nga Dick Marty. Nuk ka asnjë provë që të mbështesë rrëfimin e tyre”, tha Lulaj.
Istalacioni artistik që është vendosur te Qendra për Art Bashkëkohor ZETA në Tiranë, do të ekspozohet deri në shtator.