Sport
Gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshje të rëndësishme në Manastir
Demokracia
16:01 | 24 Mars 2021

Share:

Dy gjyqtarët prishtinas të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë drejtuar edhe një ndeshje evropiane.

Ata të martën ishin në Manastir të Maqedonisë së Veriut ku drejtuan takimin në mes të Pelisterit dhe Magdeburgut gjerman, përcjell Demokracia.com.

Ndeshjen me rezultat 32:24 e fitoi skuadra gjermane.

Për delegat, Xhema e Jahja e kishin Kamer Metallarin.

Ishte kjo ndeshja e parë e një të tetës së finales të Ligës Evropiane (meshkujt). Ndeshja e kthimit është më 30 mars në Gjermani.

Gjyqtarëve të Federatës sē Hendbollit të Kosovës po u besohen ndeshje gjithnjë e më të rëndësishme të garave evropiane. /Demokracia.com

Të ngjashme