Lajme
Eurodeputetja e Francës e quajti çmenduri heqjen e vizave, Vlora Çitaku i reagon ashpër
Demokracia
13:36 | 08 Korrik 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ashpër eurodeputetes franceze, Dominique Bilde, e cila heqjen e vizave për Kosovën e quajti çmenduri.

Çitaku i ka reaguar në Twitter, duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Me gjithë respektin zonjë, e keni gabim. Institucionet e Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret për udhëtime pa viza kohë më parë. Liberalizimi i vizave nuk ka lidhje me zgjerimin. Edhe qytetarët e Venezuelës udhëtojnë pa viza në BE”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, eurodeputetja franceze doli edhe kundër zgjerimit të BE-së me Kosovën.

Eurodeputetja franceze kundërshton liberalizimin e vizave për Kosovën

Të ngjashme