Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka është takuar me homologun e tij Oleg Chramov, i cili është në krye të klubit FK Liepaja nga Letonia, kundërshtari i SC Gjilanit në rundin e parë kualifikues në UEFA Conference League.
Takimi është zhvilluar në hapsirat e stadiumit “Fadil Vokrri”, teksa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të dy klubeve, bën të ditur faqja zyrtare e klubit “kuqebardhë”, përcjell Demokracia.com.
Në shenjë nderimi, Zuka dhe klubi i Gjilanit dhuruan mirënjohje dhe dhurata modeste për miqtë evropian.
Gjilani triumfoi 1:0 në duelin e parë ndaj Liepajës me golin e kapitenit, Albert Dabiqajt.
Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Letoni./Demokracia.com/